Rezervo Takim

Shërbimet Tona

Kujdes shëndetësor i nivelit premium!

Të gjitha shërbimet

Eksperiencë mjekësore e integruar

Klinika Gradica ofron një gamë të plotë shërbimesh diagnostikuese dhe trajtuese. Çdo hap i procesit të kujdesit është i dizajnuar për të siguruar trajtim optimal, komod dhe të mbështetur nga ekspertë të kualifikuar.

Nefrologjia

Nefrologjia merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të veshkave. Ajo përfshin probleme si insuficienca renale, infeksionet urinare dhe çrregullimet e elektroliteve.

Endokrinologjia

Endokrinologjia kujdeset për balancën hormonale dhe mirëfunksionimin e organizmit. Gjëndra si tiroidja dhe pankreasi luajnë rol kyç në energji, metabolizëm dhe mirëqenie.

Alergologjia

Alergologjia merret me diagnostikimin dhe trajtimin e alergjive dhe reaksioneve të sistemit imunitar. Ajo përfshin probleme si alergjitë ushqimore, poleni, pluhuri dhe astma alergjike.

Gastrohepatologjia

Gastrohepatologjia merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të sistemit tretës dhe mëlçisë. Ajo përfshin probleme si gastriti, ulçera, hepatitet dhe çrregullimet e tretjes.

Imazheri

Imazheria mjekësore përdor teknologji moderne për diagnostikimin e sëmundjeve në mënyrë të saktë. Ajo përfshin metoda si radiografia, ekografia, densiometri kockore dhe panoramex.

Kardiologjia

Kardiologjia merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut. Ajo përfshin probleme si hipertensioni, aritmitë dhe sëmundjet koronare.

Laborator

Gamë e shumëllojshme analizash laboratorike me rezultate të shpejta, të sakta dhe të besueshme, duke përdorur teknologji moderne sipas standardeve perëndimore.

Neurologjia

Neurologjia merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të sistemit nervor. Ajo përfshin probleme si migrena, epilepsia, goditja në tru dhe çrregullimet nervore.

Obstetrikë dhe Gjinekologji

Obstetrika dhe gjinekologjia merren me shëndetin e sistemit riprodhues të femrës dhe shtatzëninë. Ato përfshijnë kujdesin gjatë shtatzënisë, lindjes si dhe trajtimin e çrregullimeve gjinekologjike.

Ortopedi

Ortopedia merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të sistemit kockor dhe muskulor. Ajo përfshin fraktura, probleme të kyçeve, shtyllës kurrizore dhe dëmtime sportive.

Pediatri

Vizita pediatrike dhe ndjekje e zhvillimit të fëmijës, me trajtim të specializuar për sëmundje akute dhe kronike nga mjekë me përvojë shumëvjeçare.

Pneumologjia

Pneumologjia merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të mushkërive dhe sistemit të frymëmarrjes, si astma, bronkiti dhe pneumonia.

Reumatologjia

Reumatologjia merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të kyçeve, muskujve dhe indeve lidhëse, si artriti, osteoartriti dhe sëmundjet autoimune.

Sëmundjet Infektive

Merret me diagnostikimin dhe trajtimin e infeksioneve të shkaktuara nga bakteret, viruset, kërpudhat dhe parazitët, si gripi dhe hepatitet.

Psikiatria

Psikiatria merret me diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të shëndetit mendor dhe emocional, si ankthi, depresioni dhe çrregullimet e gjumit.

ORL

Otorinolaringologjia merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të veshit, hundës dhe fytit, si infeksionet e veshit, sinusitet dhe bajamet.

Mjekësi Familje

Mjekësia e familjes ofron kujdes të përgjithshëm dhe të vazhdueshëm për të gjithë anëtarët e familjes, në çdo moshë, duke u fokusuar te parandalimi.

Mikrokirurgji

Minikirurgjia merret me ndërhyrje të vogla kirurgjikale ambulatore si trajtimi i plagëve të vogla dhe heqja e formacioneve të lëkurës.

Kolonoskopi

Kolonoskopia është ekzaminimi më i saktë për diagnostikimin e sëmundjeve të zorrës së trashë. Rekomandohet në rastet e dhimbjeve abdominale, çrregullimeve të tranzitit intestinal, gjakderdhjes nga rektumi dhe për zbulimin e hershëm të polipeve. Diagnostikimi në kohë është çelësi i parandalimit.

Fibrogastroskopi

Fibrogastroskopia mundëson diagnostikimin e saktë të sëmundjeve të ezofagut, stomakut dhe duodenit, duke identifikuar probleme si urthi, refluksi, gastriti, ulçera, dhimbjet e stomakut, të përzierat dhe vështirësitë në gëlltitje. Diagnostikimi i hershëm ndihmon në trajtim më të shpejtë dhe më efektiv.

Dermatologji

Diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve të lëkurës, flokëve dhe thonjve, duke përfshirë aknet, alergjitë, dermatitet, rënien e flokëve, infeksionet e lëkurës, psoriazën, vitiligon dhe kontrollin e nishaneve. Kujdes profesional për një lëkurë të shëndetshme.

Urologji

Diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve të aparatit urinar dhe sistemit riprodhues mashkullor, duke përfshirë infeksionet urinare, gurët në veshka, problemet e prostatës dhe çrregullimet e urinimit. Kujdes specialistik për diagnostikim dhe trajtim të saktë.

Hematologji

Diagnostikimi, ndjekja dhe trajtimi i sëmundjeve të gjakut dhe organeve hematopoietike, duke përfshirë aneminë, çrregullimet e koagulimit, leukocitozën, leukopeninë, trombocitopeninë dhe trombocitozën, si dhe interpretimin e analizave hematologjike.

Shërbime Infermieristike në Shtëpi

Klinika jonë ofron shërbime profesionale infermieristike në shtëpi, duke garantuar kujdes cilësor dhe komoditet maksimal për pacientët, përfshirë marrjen e analizave në banesë, vendosjen e serumeve dhe injeksioneve, mjekimin e plagëve, ndërrimin e fashave, heqjen e qepjeve, matjen e parametrave vitalë dhe kujdesin për të moshuarit dhe pacientët kronikë.

15+

Years of Experience

Rreth Nesh

Dekada ekselence

Me një përvojë të gjatë dhe të konsoliduar, Klinika Gradica ka shërbyer si një pikë referimi për shëndetin, duke ndërthurur profesionalizmin e dëshmuar ndër vite me teknologjinë më të fundit të vitit 2026.

Gati për të investuar në shëndetin tuaj?

Na kontaktoni sot për të rezervuar konsultën tuaj me ekipin tonë të specialistëve dhe përjetoni një standard të ri kujdesi.

Scroll to Top